Partitë shqiptare, Forca, koalicioni “Zgjohu Ulqin” dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, kanë arritur të marrin shumicën absolute të votave në zgjedhjet lokale në Ulqin.
Pas numrimit të 100% të votave, Forca ka siguruar 9 mandate, koalicioni “Zgjohu Ulqin” 7 mandate, dhe UDSH 3 mandate.
Nga partitë e tjera, PDS ka marrë 9 mandate, SD 3 mandate, dhe URA 2 mandate./ Lajm.me/
.
Ndarja e mandateve:
SD – 3 mandate
Unioni Demokratik i Shqiptarëve 99,6 – 3 mandate
Partia Boshnjake – 0 mandate
Demokratet e Malit të Zi – 0 mandate
Forca – 9 mandate
SNP dhe DF – 0 mandate
SDP – 0 mandate
Partia Demokratike, Perspektiva dhe LD në MZ – 7 mandate
URA – 2 mandate
DPS – 9 mandate
Në komunën e Ulqinit dhe Beranes sot u mbajten zgjedhjet për pushtetin lokal. Vendvotimet janë hapur në orën shtatë, ndërsa u mbyllën në orën 20:00.
Dalja e votuesve deri në ora 20:00 në zgjedhjet lokale në Ulqin ishte 62,74% e qytetarëve me të drejtë vote..
Në zgjedhjet në Ulqin, gjithsej moren pjesë dhjetë lista, nga të cilat dy koalicione. Partitë politike shqiptare dolën në 3 lista zgjedhore.
Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, të drejtë vote në Ulqin kanë 19.869 qytetarë, ndërsa në Berane 23.681 qytetarë. Zgjedhjet u monitoruan nga një numër i madh i vëzhguesve ndërkombëtarë, vendor dhe përfaqësues të ambasadave në Podgoricë.