Shkakrohet ambasadori Durmishi – Ylber Hysaj ambasador i ri i Kosovës në Mal të Zi 

Për shkaqe të njohura për Ministrinë e Jashtme të Kosovës, ambasadori Skender Durmishi është shkarkuar nga detyra si ambasador në Mal të Zi. 

Presidenti i Kosoves Hashim Thaqi menjëher ka dekretuar Ylber Hysaj ambasador të ri të Kosovës në Mal të Zi. 

Dekreti ka hyrë në fuqi sot e hënë me 04.02.2019.

Karriera diplomatike e Hysës ka nisur në vitin 2012, kur ishte emëruar ambasador i Kosovës në Maqedoni.  Në periudhën 2004-2007 ka qenë deputet i partisë ORA në Kuvendin e Kosovës, pastaj pjesëtar i Grupit Negociator Kosovar gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë,si dhe koordinator i Qeverisë për Veriun, ndërsa gjatë viteve të 1990-ta ka kontribuar në shoqërinë civile dhe media. Është autor i librit me ese historiografike “Shqiptarët dhe të tjerët: nga Madona e Zezë deri te Molla e Kuqe”. Ylber Hysaj vlersohet një nga diplomatë më të sukseseshëm të diplomacisë se re të Kosoves.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!