Gjukanoviq: Të gatshëm për vazhdimin e dialogut

Kryeministri Millo Gjukanoviq, ka theksuar se është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me opozitën , por pa kushtëzime , duke vlerësuar se mos suksesi i bisedimeve të deritashme  është rezultat i rolit jo të mirë të kryetarit të Parlamentit, Ranko Krivokapiq, në këtë proces.

Konsideroj se mos suksesi është rezultat i një roli të dobët të cilin e ka luajtura në këtë dialog kryetari i parlamentit, i cili tërë dialogun e kishte ngjyrosur me interesa personale dhe partiake dhe kemi qen të detyruar të shpallim fundin e dialogut , ka deklaruar Gjukanoviq, në emisionin e RTMZ “U Centar”..

Ai ka shtuar se ekziston hapësirë për rundin e ri të bisedimeve. Ai konsideron se duhet sqaruar se Krivokapiq nuk është ndërmjetësues ,por organizator i dialogut parlamentar si kryetar i parlamentit. Në pyetjen për shpjegimet të ndryshme për numrin e pikave kontestuese, Gjukanoviq ka theksuar se pas epilogut të bisedimeve, Krivokapiq është ballafaquar me rrethana të pa kënaqshme, se bisedimet kanë dështuar sepse ai në kundërshtim me rregullat është përpjekur që në kontest të fus obligimin e ruajtës së pozitës së vet të kryetarit të parlamentit. Rrethanë tjetër është se kemi refuzuar iniciativën e tij që në mënyrë jo principiele ti shlyej hesapet me drejtoren e TVMZ, Radojka Rutoviq, ka theksuar Gjukanoviq.

Ai ka theksuar se Krivokapiq, se paku tre herë është përpjekur që në marrëveshjet e koalicionit me PDS në prag të zgjedhjeve të fus dispozitën me të cilën do të shkarkohej Rutoviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!