Kosova do marrë pjesë në kualifikimet ‘Rusi 2018’

Pritjes po i vije fundi, dhe Kosova do të pranohet edhe zyrtarisht në UEFA brenda këtij viti.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka caktuar 3 majin për mbledhjen e radhës.

Kjo datë do të futet në histori të futbollit kosovar, pasi po atë ditë pritet pranimi me të drejta të plota i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në rast pranimit në UEFA, Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë të drejtë të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!