Rama: Shqipëria nuk do ndërtojë mure për shkak të refugjatëve

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federika Mogerini, deklaroi dje gjatë një fjale në parlamentin e Shqipërisë se ky vend dhe ky rajon i përket Europës.

Unë gjithnjë kam menduar se kjo është në interesin tuaj dhe tonin. Përgjegjësia e brezit tonë ta bëjmë të mundur këtë: Të futim vendet e Ballkanit perëndimor në BE” – tha zonja Mogerini në Parlamentin e Shqipërisë.

Ajo shtoi se Ballkani perëndimor do të ketë ndryshim dhe se kjo është në duart e drejtuesve të këtyre vendeve. “Kjo është një përgjegjësi që ne e ndajmë bashkë. Rrugëtimi në BE nuk ka formula të gatshme. Këtë rrugë ne duhet ta bëjmë së bashku.

Rama tha se Shqipëria nuk do ndërtojë mure, kur është fjala për krizën e refugjatëve në Evropë.

Jemi të gatshëm të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë edhe në këtë sfidë, por nga ana tjetër jemi të vetdijshëm se nuk kemi as mundësinë dhe as delirin se mund të shpëtojmë Europën të vetëm. Nuk do hapim kufijtë e nuk do ngremë mure. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë brenda një plani të përbashkët europian” nënvizoi kryeministri. Sipas tij, kriza e refugjatëve “është një sfidë europiane, jo e Greqisë apo Italisë, dhe as e Ballkanit e aq më pak e Shqipërisë”.

Shperndaje