https://www.youtube.com/watch?v=-da7Hz8-VN8
Në Butel të Shkupit kan marrë vendim që të ndërtojë një kryq 56 metra të lartë, ky vendim ngjan me një kundërpërgjigje për vendosjen e Shqiponjës.Por, më shumë se 5000 shqiptarë kanë dalë në vendin ku po kryheshin punimet dhe i kanë ndërprerë ato duke shkatërruar edhe gurë-themelin e ndërtuar si bazament për kryqin.
Protestuesit, kryesisht të organizuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit, kanë dalë tek vendi ku ishte e planifikuar të ndërtohej kryqi dhe kanë vendosur tenda (çadra) aty dhe kanë thënë se do të qëndrojnë aty deri në shfuqizimin e këtij vendimi.
Kryetari i Komunës së Çairit ka thënë se Maqedonisë nuk i nevojiten incidente të reja.
Kryqet i takojnë kishave, minaret tek xhamitë, as njëra e as tjetra nuk e kanë vendin në rrugë theksoi Izet Mexhiti.
Tek vendi i protestës janë shtuar edhe forcat policore, mirëpo ende nuk kanë intervenuar. Dhjetëra të rinj, supozohet të jenë të nacionalitetit maqedonas kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë dhe të përleshen me palën tjetër shqiptare.
https://www.youtube.com/watch?v=RnqMnK__GeM