Kajoshaj: Do të përsërisim seancën, nëse vërtetohet donjë gabim

Kandidati i DPS Abedin Axhoviq nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetar i Komunës së Tuzit, prandaj Alternativa Shqiptare rastin do ta procesojë organeve kopetente, deklaruan nga ASH. Poashtu ata e ftuan kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj, që të thërrasë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit dhe të anulojë vendimin e sekretares së Komunës.

Fotografia e Anton GjokajKryetari i Kuvendit Komunal të Tuzit, Fadil Kajoshaj, për DAN deklaroi se për procedurën e votimit, përgjegjës ishte komisioni i zgjedhur.

Kur është fjala për votim, ai është qëndrim i komisionit që zbaton atë procedur. Kjo ska të bëjë me kryetarin e Kuvedit, tha ai.

Sa kam dëgjuar nga komisioni, ka ardhur deri te një gabim, dhe unë nuk jam i autorizuar të numëroj fletët e votimit. Si pas të gjitha gjasave, ishin 16 “për”, dy “kundër”, ndërsa një fletë më vonë mungonte. Çka ndolli nuk e di, kjo është kompetencë e komisionit.

Kajoshaj tha se, statuti parashikon që nëse kandidati i propozuar nuk merr shumicën, atëherë nuk kan të drejtë që të deklarohen sërish për atë kandidatë. Statuti kategorikisht nuk thotë, që në asnjë mënyrë nuk mundet, nga këndvështrimi ligjor mund të interpretohet në disa mënyra.

Nëse konstatohet se ka pasur ndonjë gabim, që votimi nuk duhej të përsëritet për të njëjtin kandidat, atëher mund të përsëritet seanca e Kuvendit dhe të dilet me të njëjtin kandidat ose të emërohet një kandidat tjetër për kryetar të Komunës së Tuzit – tha Kajoshaj.

Fotografia e Anton GjokajNëse Kuvendi zgjodhi Axhoviq në raundin e dytë për kryetarë, atëherë është shkelë statusi i Komunës së Tuzit, tha Shtjefën Camaj, këshilltari i Demokratëve.

Kuvendi nuk kishte të drejtë të përsëriste procedurën e votimit, sepse kandidati nuk mori shumicën e nevoshjme në votimin e parë të fshehtë. Në këtë situatë përsëritet procedura për zgjedhjen e kryetarit (dhe jo përsëritja e votimit), propozohet një kandidat i ri në procedurën e ripërtërirë, tha Camaj.

Fotografia e Anton GjokajNexhad Dresheviq nga Parta Boshnjake tha se, nuk e din nëse ishte e lejuar që të votohej për herë të dytë për Axhoviq.

Nga Komisioni than se, votimi duhet të përsëritet sepse në raundin e parë 16 këshilltarë votuan për Abedin Axhoviq dhe dy ishin kundër. U njoftua më vonë se një fletë e votimi mungonte. A ishte e lejuar të votohet herën e dytë, nuk e di, komisioni do ta dijë. Çfarë ndodhi me fletën e votimit që mungoi më vonë, nuk e di, por nëse nuk kishte vend për votim të dytë, atëherë komisioni duhet të bëjë punën e vet – tha Dresheviq.

Fotografia e Anton GjokajKëshilltari i LDSH Ivan Ivanaj tha se, statusi i komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit është shumë i paqartë në lidhje me procedurën e zgjedhjeve të kryetarëve të Komunës.

Neni 84 i statutit të Komunës nuk shpjegon ose parasheh rastin kur është në pyetje vetëm një kandidat. Ne konsiderojmë se çdo dilemë duhet t’i jepet epilog ligjor, por besoni për ne është e njëjtë se kush do jetë kryetar nga rallët e DPS-së, sepse kryetari i Komunës është vetëm ekzekutues i thijeshtë i urdhrave nga qëndra, tha Ivanaj./Malësia.ME/

Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!