Ulqin: Koalicion i mundshëm mes partive shqiptare? (Video)

Në zgjedhjet vendore të 4 shkurtit në Ulqin, partitë politike shqiptare fituan shumicën dhe ata kanë mundësi që të ushtrojnë pushtetin në këtë komunë.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve shprehin gatishmërinë për një koalicion të mundshëm mes partive shqiptare dhe këto ditë pritet të fillojnë zyrtarisht bisedimet midis tyre.

Koalialicionet paszgjedhore në komunën më të madhe me shumicë shqiptare në Mal të Zi cilësohen si tejet të rëndësishme për këtë komunitet pasi forcat politike shqiptare që nga pluralizmi në Mal të Zi e kanë mbajtur pushtetin në Komunën e Ulqinit./Zeri i Amerikës/

Shperndaje