Banorët e Trieshit dhe të Fudnave, të kënaqur për punimet në rrugën e Trieshit

Gazeta Dan shkruan sot se banorët e Trieshit dhe të Fudnave nuk e fshehin kënaqësin për punimet që po bëhen në rrugën e Trieshit.

Pasho Dedivanoviq anëtar i këshillit organizativ për rikonstruksionin e rrugës, thotë se punimet vlerësohen në rreth 300.000 euro dhe duhet të përfundojnë brenda 90 ditëve.

Ai thekson se meritat më të mëdha për rikonstruksionin e rrugës i takojnë Kolë Cacaj, i cili është angazhuar dhe vetë e ka nëshkruar kontratën me një firmë private.Pastaj jemi angazhuar edhe ne vëndasit,poashtu edhe Trieshanet në New York dhe Detroit.Para disa vitëve Cacaj gjithashtu ka dhënë të holla për asfaltimin e katër kilometrave nga bashkësia lokale deri te kisha, shprehet Dedivanoviq.

Siç thotë Dedivanoviq pas rikonstruksionit të rrugës deri në Triesh, është e planifikuar dhe vazhdimi i adaptimit të rrugës deri në Koritë.

Anton Perkoviq nga Fudnat është mirënjohës ndajë Diasporës , edhe pse janë larg, ata kujdesën për vendin ku kanë lindur.Rikonstruksioni i rrugës, pak do ta ringjallë këtë vënd, dhe do na mundësojë që të vazhdojmë të jetojmë këtu.Diaspora ka treguar edhe një herë që mendon për ne dhe për vendin ku kanë lindur.Ata dëshirojnë që këtu të punohet dhe duan që të investojnë në zhvillimin e vendit , sepse herët a vonë do të vijë dita kur ata do të kthehen këtu për të jetuar, thotë Perkoviq.

Se rruga, që çonë në Fudna,Trieshë dhe Kojë ishte në gjëndje shum të keqe e konfirmon edhe banori i Trieshit , Nua Palushaj.

Rruga e re do të na shpëtojë, sepse rruga ekzistuese ishte mjaft e keqe dhe e ngushtë, shpresoj që pas përfundimit të kësaj pjesë, të fillojë edhe rikonstruksioni i rrugës nga Trieshi që çon për në Koritë./Malësia.ME/

Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!