Deri në vitin 2017 pritet hapja e të gjithë kapitujve me BE-në

Mali i Zi ka kapacitet që deri kah mesi i vitit të ardhshëm në bisedime me Bashkimin Europian ti hap të gjithë kapituj për negociata, deklaroi kryenegociatori i Malit të Zi për integrimet europiane Aleksandar Pejoviq.

Ai tha se gjatë vizitës së  fundit të kryeministrit Millo Gjukanoviq në Bruksel, zyrtarët evropianë theksuan se Mali i Zi me reforma kualitative dhe përmbajtësore si dhe me dinamikën e mirë të reformave të realizuara, i ka arsyetuar të gjitha pritjet e deritashme.

Pejoviq theksoi se është i bindur në arritjet e Malit të Zi dhe si shtet dhe shoqëri e përgjegjshme, “integrimet evropiane i kemi renditur si detyrat më të rëndësishme në aspektin e politikës së brendshme dhe të jashtme,dhe se të gjithë ata të cilët janë të përfshirë në këtë proces po punojnë me përkushtim për këtë qëllim”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!