Seanca për shkarkimin e Krivokapiq me 19 prill, nëse nënshkuhet marrëveshja politike

As pas mbledhjes së sotme të Kolegjiumit të Kryetarit të Kuvendit, nuk është vendosur se kur do mbahet seanca në të cilen do diskutohet shkarkimi i Ranko Krivokapiq.

Nga SDP kanë propozuar, se nësë këtë javë nënshkruhet marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, seanca e Parlamentit në të cilën do votohet për shkarkimin e Krivokapiq mund të caktohet për 19 prill.

Deputeti i SDP Rashko Konjeviq , pas mbledhjes së Kolegjiumit ka thënë se, në atë seancë do diskutoheshin tri pika: „lex specialis“, zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë dhe çështja e shkarkimit të kryetarit të Parlamentit.

Shefi i grupit parlamentar të DPS, Milutin Simoviç, tha se në skenë është “lojë pa kufij” e kryetarit të Parlamentit me qëllim për të ruajtur funksionin.Ajo që është shqetësuese është që me këtë lojë, me sa duket, dëshirohet që të rrezikohet marrëveshja politike ie cila është në fazën finale të gadishmërisë për nënshkrim.

Simoviq tha se për DPS është problem që seanca të mbahet me 19 prill, por është e papranueshme që ndokush të na kushtëzojë dhe të na vendos ultimatume.Krivokapiq përsëri si pikë të fundit në rendin e ditës ka vëndosur shkarkimin e tij.Simoviq vlerësoi se, veprimi më i përgjegjshëm politikë do ishte që Krivokapiq të japë dorëheqje.

Dritan Abazoviq tha se një pjesë e kolegjiumit ka shprehur gatishmërinë që seanca në të cilën do diskutohej për shkarkimin e Krivokapiq të mbahet më 19 prill.Për URA ky propozim është i pranuëshmë, kjo është një alternativë më e mirë se sa të zgjasin këtë çështje./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!