Shqipëria festoi sot 7-vjetorin e anëtarësimit në NATO (Video)

Shqipëria festoi sot 7 vjetorin e anëtarësimit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO. Ministria e Mbrojtjes organizoi një ceremoni të veçantë në sheshin “Nënë Tereza”, në kryeqytet, ku u ekspozuan mjetet dhe pajisjet më të reja të Forcave të Armatosura.

Në fjalën e saj, Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se “Sot festojmë një nga arritjet më të mëdha për sigurinë e vendit, si pjesë e një grupi demokracish moderne, bazuar në vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Sot shqiptarë me uniformë shërbejnë me dinjitet në shtabet e aleancës”, u shpreh Kodheli.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në fjalën e tij është shprehur “krenar që flamuri shqiptar valëvitet në selinë e NATO-s prej 7 vjetësh”.“Anëtarësimi në NATO e ka kthyer Shqipërinë në një vend të sigurt në rajon”, ka thënë Bushati, i cili ka falenderuar aleatët strategjikë të Shqipërisë.

Shperndaje