Anëtarët e Koalicionit “Së bashku për përfshirjen e romëve dhe egjiptianëve në Malin e Zi” i dorëzuan Parlamentit të Malit të Zi iniciativën për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve.
Me këtë iniciativë kërkohet ndryshimi i Ligjit për të hapur mundësinë që Komuniteti Romë në Mal të Zi të fitojë mundësin për përfaqësim politik në Parlamentin e Malit të Zi.
“Në Mal të Zi, përveç punësimit simbolik në administratën shtetërore në pozicione që nuk kan ndikim, komuniteti rom nuk merr pjesë në organet politike të vendimmarrjes. Nuk ka të punsuar Romë në zyrat që janë të rëndësishme për përmirësimin e situatës së popullsisë rome (çështjet e brendshme, arsimi, puna dhe mirëqenia sociale) shkruan në iniciativë.
Përveç Kuvendit të Malit të Zi, iniciativa do të dorëzohet edhe në adresat e Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Qeverisë së Malit të Zi, Mbrojtësit të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Misionit të OSBE-së në Malin e Zi dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi.
Iniciativa u nënshkrua nga: Samir Jaha, Romët e Rinj, Millan Radoviq, Aleanca Qytetare (GI), Dragan Koprivica, Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT), Elvis Berisha, Phiren Amenca dhe Fana Delija, Qendra për Iniciativat Rome./Malësia.ME/