Bajraktari : Ulqinakët nuk duan më DPS-në dhe satelitët e tyre në krye të qytetit

“Pas zgjedhjeve të ripërsëritura në një vendvotim që na pret ditën e mërkurë , presim që qytetarët e Ulqinit të konfirmojnë se lista për “Fillim të Ri”  është fituese bindëse e zgjedhjeve dhe se është i dukshëm disponimi i ulqinakëve që dikush i ri  duhet ta menaxhojë më mirë qytetin”,  ka thënë  Omer Bajraktari, bartës i listës dhe kandidat për kryetar të Komunës së Ulqinit të koalicionit “Fillim i Ri”

Bajraktari theksoi se qytetarët në zgjedhjet e  para shtatë ditëve kanë thënë qartë se duan ndryshim në raport  ndaj Ulqinit dhe se në vend të pozitës së komunës më të varfër në bregdetin malazez, duan investime, angazhim  dhe mundësi të reja për bashkëqytetarët tanë.

Në këtë kuptim, ai thekson se disponimi i ulqinakëve është më se i dukshëm që nuk duan më DPS-në dhe satelitët e tyre në krye të qytetit, por ndryshime të dukshme të  kuadrove dhe ndryshimeve programore, me staf profesional dhe cilësor në strukturën drejtuese të vetëqeverisjes lokale në Ulqin.

 “Të gjithë e humbën shansin e tyre. Kërkojmë që njerëzit e rinj, kuadro  të rinj dhe të arsimuar të kenë mundësinë të tregojnë se sa shumë e duan Ulqinin, mundësinë për një Fillim të Ri të qytetit tonë të dashur”, përfundoi Bajraktari.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!