Incident në Kuvend: Konfrontim mes deputetëve të DF dhe sigurimit (Video)

Sot rreth orës 12 në Parlamentin e Mali të Zi ka ndodhur një incident mes deputetëve të Frontit Demokratik dhe pjestareve të sigurimit të Parlamentit.

Personeli i ngarkuar për sigurin e Kuvendit është përpjekur ti kontrollojë deputetët e Frontit Demokratik por ata e kanë refuazuar këtë gjë që ka çuar në konfrontim midis tyre. Deputetët pastaj kan hyrë në Kuvend dhe në koridor kan shpalosur transparentin ”Liri ose asgjë” dhe kan brohoritur parullën ”Millo hajdut”.

Në hapsirat e klubit të deputetëve të Frontit Demokratik kan hyrë edhe disa persona të tjerë nga shërbimi i kujdestarëve që është formuar për protesta./Malësia.ME/

Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!