PDS presim listën e përbashkët të opozitës

Kryeministri Millo Gjukanoviq ka fituar dy lista nga opozita me kandidatë për ministra në qeverinë e ardhshme.Nga njëra anë ka fituar listen me propozimet e SDP,DEMOS dhe URA ndërsa nga ana tjeter listën e SNP-së, tha shefi i grupit parlamentar të DPS Milutin Simoviç.

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) i ofron mundësi opozitës që të bien dakord për një listë të përbashkët për të mbushur vendet në qeverin kalimtare, ka thën Milutin Simoviq, shkruan RTCG.

Simoviq pyeti se si është e mundur që pas kaq shum muajsh diskutimi dhe dialugu me DPS, në ditët kur shoqëria jonë duhet të korrin frytet e kësaj marrëveshjeje, rezulton se problemi është mes tyre.
Prandaj sot te kryeministri kemi dy lista të kandidatëve për rikonstruksionin e qeverisë, ka mosmarveshja brenda disa partive opozitare, ekziston njoftimi se në qoftë se nuk do jetë sipas tyre do të tërhiqet lex specialis dhe do bllokohet procesi i përgjithshëm, tha Simoviq.

Ai hodhi poshtë akuzat e Dritan Abazoviq, se pas kësaj qëndron DPS dhe një parti opozitare.Ai shtoi se procesi duhet të zgjidhet në frymën e dialogut dhe marrëveshjes.

Simoviq nuk u përgjigj drejpërdrejt në pyetjen nëse Gjukanoviq tani ka mundësin për të zgjedhur ministrat nga të dy listat apo duhet të zgjedhin vetëm nga njëra.Vendimi do të jetë i kryeministrit,u përgjigj Simoviq.

Kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq ka thën se sa i përket ati seanca e Kuvendit mund të filojë neser.Pres që Kryeministri Gjukanoviq to dorëzojë Kuvendit propozimin me emrat të cilët do të marrin pjes në qeverinë e besimit zgjedhor.

Duhet të kemi një dokument formal për të cilin deputetët do diskutojnë.Nuk mund të diskutojnë në qoftëse nuk e dinë se kush do jetë në qeveri.Krivokapiq thot se, në qoftë se Gjukanoviq i dorëzon Kuvendit propozimin e ndryshimeve në qeveri me të dy kandidatët e SNP, e gjithë marrëveshja mund të bien në ujë./Mal;sia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!