Shtyhet mbledhja e kuvendit

Mbledhja e kuvendit në të cilën është dashur të debatohet mbi propozimligjin për zbatimin e marrëveshjes për krijimin e kushteve për zgjedhjet e lira dhe demokratike, ndryshimet në përbërjen e Qeverisë dhe mbi shkarkimin e Krivokapiqit është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Kjo është kumtuar pas mbledhjes së kolegjiumit të kryetarit të parlamentit. Siç është thënë, Leks specialis nuk ka vlerë, pa propozim për ndryshimet në Qeveri dhe për këtë arsye mbledhja nuk mund të mbahet derisa kryeministri Millo Gjukanoviq të mos e paraqesë këtë dokument.

Të rikujtojmë se është anuluar edhe mbledhja e këshillit ligjdhënës në të cilën është dashur të debatohet mbi lex specijalis.Kryetarja i këshillit Draginja Vuksanoviq ka thën se mbledhja është shtyrë sepse propozuesit e lex specijalis Goran Daniloviq dhe Dritan Abazoviq nuk kan ardhur në mbledhje.

Abazoviq për RTCG ka thën se është i gatshëm ta terheqi propozimin e lex specijalis derisa të fitojë mendimin e DPS se cila nga listat e propozuara opozitare për këtë parti është legjitime.Deri atëherë siç ka thënë ai nuk do të marr pjesë në mbledhjet e trupave kuvendore.

Liderët opozitar në takimin e djeshëm kanë propozuar listën përfundimtare të ministrave për qeveri deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Lëvizja URA , DEMOS dhe Partia Social Demokratike , kanë propozuar Rashko Konjeviq për ministër të financave, kurse kandidati për nënkryetar të qeverisë do të jetë profesori, Milenko Popoviq. Ministër i punëve të brendshme është propozuar Goran Danilloviq ,kurse Boris Mariq, ministër për punë dhe përkujdesjen sociale. Po ashtu, dje më vonë, pas mbledhjes së Këshillit kryesor, PSP, ka propozuar dy kandidat për anëtar të qeverisë. Radoje Rashoviq është propozuar për ministër të bujqësisë dhe zhvillimit rural, kurse Veselin Bakiq është propozuar për ministër të financave.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!