Me ftesë të përfaqësuesve të lartë të UE-së dhe Parlamentit Europian, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi sot gjendet në takim në Bruksel.
Sipas agjendës, takimi i parë zyrtare në UE ishte me Komesarin Johanes Hahn.
Në profilin e tij në Twitter, Hahn njofton për realizimin e takimit dhe thotë se Kuvendi duhet patjetër të jetë në gjendje që të funksionojë dhe të punojë për tërë qytetarët. Në vëmendje, sipas tij, është edhe formimi i qeverisë.