Me shumicë votash të këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Komunës Urbane të Tuzit, sot u miratuan vendimet për tri ndryshime për të ardhurat e funksionarëve, zyrtarëve dhe për pjesën variabile të pagës për administratën lokale të kësaj komune Urbane.
Në senacën e sotme të veçantë të Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, shumica e këshilltarëve votoi për ndryshimet e vendimeve mbi të ardhurat e funksionarëve lokal të komunës, pastaj, të ardhurat e zyrtarëve dhe për vendimin e pjesës variabile të pagës. Vendimin e arsyetoi Kryetari i Komunës urbane, dr. Abedin Axhoviq i cili tha se arsyet e sjelljes së këtyre vendimeve janë të përmbajtura në nevojën e krijimit të kushteve për implementimin e Ligjit për të ardhurat e të punësuarve në sektorin publik. Me vendimin për të ardhurat e zyrtarëve dhe administratorëve lokal, përcaktohen koeficientët, varësisht nga niveli i kualifikimit arsimorë, punëve dhe përgjegjësive për kryerjen e punëve të caktuara.
Në seancë nuk morën pjesë këshilltarët e IQ, SDP,SNP. Nga klubi i këshilltarëve të LD në MZ, njoftuan se nuk do të marrin pjesë në punën e Kuvendit, përveç kur të debatohet për ndonjë çështje të rëndësishme për qytetarët.