Buxhetet komunale do jenë më të ulëta për 15 deri në 30 përqind

Vlerësimet tona brenda unionit të komunave janë se epidemia do të rezultojë me një rënie të të ardhurave në buxhetet komunale midis 15 dhe 30 përqind që do të thotë se shumica e vetëqeverisjeve lokale do të duhet të bëjnë rebalansin, tha Refik Bojaxhiq, sekretari i përgjithshëm i unionit të komunave të Malit të Zi.

Bojaxhiq tha se ka propozuar të bëhet një program i veçantë i ndihmave për komunat dhe se pret që Ministria e Financave këto ditë të paraqesë një propozim konkret të masave për të ndihmuar vetëqeverisjet lokale./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!