Deçiqi kërkon historinë, kualifikim në finalen e Kupës

Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Malit të Zi në futboll, do të luhen nesër.

Buduqnosti do të presë Zetën në orën 18.00 në Stadiumin e Qytetit. Zeta e ka fituar takimin e parë (2:1) në Golubovcë.

Dy orë më vonë në Tuz, skuadra e Deçiqit dhe Iskra e Danilllogradit do të luftojnë për finalen e parë në histori të tyre të Kupës së Malit të Zi.

Dueli i parë në Danillograd përfundoi pa gola.

Finalja e Kupës së Malit të Zi do të luhen në 1 qershor.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!