Nimanbegu: Qeveria i dërgon mesazh diasporës se është e padëshirueshme

Qeveria po i dërgon një mesazh jodemokratik diasporës se është e padëshirueshme duke propozuar ndryshime në Ligjin për Regjistrin e Vendbanimit apo Vendqëndrimit dhe ndryshime në kriteret për marrjen e shtetësisë malazeze, tha deputeti i Listës Shqiptare Genci Nimanbegu, në një intervistë për “Pobjeda”, transmeton Tv Boin.

Nimanbegu gjithashtu vlerësoi se rezultatet e Qeverisë janë të padukshme, përveç kur bëhet fjalë për çorientimin në fusha të ndryshme, dhe shtoi se mos miratimi i buxhetit deri në muajin maj meriton dënimin e të gjithëve.

Në pyetje të gazetarëve se si është përfaqësimi i partive të pakicave në organet shtetërore, duke qenë se Krivokapiq njoftoi mundësinë e riorganizimit të qeverisë, Nimanbegu tha: “Situata tani është edhe më e keqe se më parë. Do të jetë e vështirë t’i përgjigjemi pozitivisht një thirrje të mundshme nga Krivokapiq, veçanërisht nëse dihet se thirrja e tyre e hershme ishte vetëm protokoll dhe e pasinqertë. Ne jemi dëshmi se Qeveria e Malit të Zi nuk i dëshironte pakicat në Qeveri, tha Nimanbegu.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!