Qëllimi i Qeverisë së Malit të Zi, është zhbllokimi i institucioneve dhe përshpejtimi i integrimit në Bashkimin Evropian (BE), tha kryeministri Dritan Abazoviq.
Ai, njoftoi në Twitter se ka biseduar sot me ambasadorin italian, Lluka Zelioli, për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e transportit, energjisë dhe kulturës.
Abazoviq tha se e falënderoi kryeministrin e Italisë, Mario Dragi, për mbështetjen e tij ndaj Malit të Zi në rrugën drejt BE-së. “Qëllimi i qeverisë është të zhbllokojë institucionet dhe të përshpejtojë integrimin. Ne kemi besim në sukses,” tha Abazoviq.