Deçiqi përsëri siguron finalen e Kupës dhe daljen në Evropë

Finalisti i parë i Kupës së Malit të Zi është Deçiqi.

Në revanshin e gjysmëfinales të Kupës së Malit të Zi, Deçiqi në Tuz mposhti Iskra 2:1 dhe kaloi në finale të dytin vit radhazi.

Në ndeshjen e parë në Danilovgrad ishte 1:1.

Ndërkohë Deçiqi me kualifikimin në finale të Kupës ka siguruar edhe daljen në garat evropiane. Ndeshja finale luhet më 29 maj në Podgoricë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!