Zenka nga sot deputet në vend të Gjekes

Edhe zyrtarisht sot kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Malin e Zi Mehmed Zenka, nisë ushtrimin e funksionit të deputetit në Parlamentin e Malit të Zi në vend të Fatmir Gjeke i cili mori postin e ministrit për të drejtat e njeriut dhe pakicave.

Deputeti Zenka, tha se Ulqini duhet të udhëhiqet nga përfaqësues të subjekteve nacionale.

Ai po pretendon se në bazë të rezultateve UDSH-së i takon posti i kryetarit të Ulqinit me 6 këshilltarë̈ në bashkëqeverisje me Forcën me 5 këshilltarë̈ dhe DPS-në.

Javën tjetër pritet konstituimi i Asamblesë Komunale dhe pastaj edhe zgjedhjes se kryetarit.

“Ulqini ka nevojë për kryesi e cila do t’i mbroj interesat e qytetareve te saj. Ulqini duhet të udhëhiqet nga partitë̈ nacionale shqiptare dhe është̈ detyrë me mbrojtë interesat e Ulqinit”, tha Zenka.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!