Për shkak të tragjedisë që ndodhi në Beograd, mbledhja e Qeverisë së Malit të Zi filloi me një minutë heshtje. Më pas, siç është njoftuar, Qeveria, në mbledhjen e sotme ka vendosur që secilës komunë të veriut t’i ndajë nga një milion euro. “Lajm i mirë për veriun e Malit të Zi”, tha kryeministri Dritan Abazovic.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Goran Gjuroviq, tha se mjetet e marra nga programi për shtetësi ekonomike do të shkojnë në Kollashin, Mojkovac, Shavnik, Bijelo Polje, Andrijevicë, Rozhaje, Berane, Guci, Plavë, Petnjicë, Plluzhine, Zhabljak dhe Pljevlja.
“Fondet e përmendura të bashkisë do të mund të përdoren për nevojën, përgatitjen dhe rishikimin e dokumentacionit teknik, përgatitjen e studimeve, shpalljen e tenderëve, fillimin e procedurës së shpronësimit, si dhe kryerjen e punimeve dhe realizimin e projekteve zhvillimore ”, tha Gjuroviq.
Kryeministri ftoi kryetarët e komunave të propozojnë projekte.
Ministri i Bujqësisë, Vladimir Jokoviq, ka bërë të ditur se do të sigurohen borëpastruese për komunat veriore. Ndërkaq, kryeministri, Abazoviq, theksoi se kompania ajrore kombëtare “To Montenegro” tani po shënon rezultate të mira.