Të gjitha rrugët e hapura në Ulqin do të asfaltohen gjatë këtij muaji, poashtu do të asfaltojmë edhe mbi 40 rrugë si në qytet ashtu edhe në Anë të Malit. Mbi 500.000€ do të investojmë vetëm në asfaltimin e rrugëve në prag të sezonit turistik, njoftoi kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari.
Ai tha se Ulqini do të jetë më i përgaditur se kurrë më parë për një sezonë turistike e cila sipas të gjitha parametrave do të jetë rekorde.
Kohë më parë drejtori i drejtorisë për investime kapitale, Esmin Beqaj dhe kryetari i Ulqini, Omer Bajraktari kishin nënshkruar marrëveshjen për asfalltimin e infrastrukturës lokale të Komunës së Ulqinit.