Dinosha: Shteti të deklarohet mbi Fjalorin

Ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri, Ferhat Dinosha kërkon nga Ministria e Punëve të Jashtme qëndrim zyrtar për rastin e Fjalorit të botuar nga Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve (CANU).

Dinosha thekson se, në letrën e hapur drejtuar CANU të dorëzuar Ambasadës së Malit të Zi në Tiranë deputetja e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Ledi Shamku Shkreli, thekson se Fjalori përmban një sërë interpretimesh fyese dhe të pasakta në lidhje me shqiptarët dhe kulturën e tyre.

“Kërkoj që CANU tu kërkoj falje shqiptarëve dhe sa më shpejt të korrigjoi këto gabime të rënda”, thuhet në letrën e Ledi Shamku Shkreli.

Siç raporton Vijesti, Ministria e Punëve të Jashtme letrën ja ka dorëzuar edhe Momir Gjuroviq, Kryetarit të Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve.

Dinosha thotë që ka reaguar edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë e cila ka kërkuar për t’u njohur me përmbajtjen e përgjithshme të fjalorit që të jap mendimin e vet.

Dinosha nga Qeveria e Malit të Zi, kërkon që ambasadës së Malit të Zi në Tiranë ti dërgojë qëndrimin zyrtar për këtë çështje që në mënyrë të gatshme t’iu përgjigjet të interesuarve, gazetarëve dhe kureshtarëve dhe që ky skandal mos të ndikojë në marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Dinosha kërkoi që një mostër e Fjalorit të dorëzohet Ambasadës në Tiranë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!