Mali i Zi sot zyrtarisht anëtar i NATO-s

Mali i Zi sot në Washington do t’i dorëzojë SHBA-ve dokumentet e anëtarësimit në NATO, me çka edhe zyrtarisht vendi do të bëhet anëtar i Aleancës Veri-Atlantike.

Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur se kryeministri Dushko Markoviq ka udhëtuar në Uashington për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe takimin me zëvendëpresidentin amerikan Mike Pence.

Siç thuhet, gjatë ceremonisë së dorëzimit të dokumenteve, do të marrin pjesë, ndër të tjera edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Më pas Markoviq dhe Stoltengerg do t’i adresohen publikut.Dokumentin do ta dorëzojë në emër të Malit të Zi ministri i Jashtëm Sërgjan Darmanoviq në Departamentin amerikan të Shtetit në ora 12 sipas kohës lokale dhe 18 sipas kohës së Evropës qendrore./Malësia.ME/

reklamo

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!