Të nderuar qytetarë,
Ashtu siç kemi premtuar, pa ndalur po vazhdojmë me projekte kapitale në çdo zonë të komunës sonë.
Me këtë rast dua të ndaj me Ju lajmin, që i kemi përfunduar të gjitha proceduar dhe kemi shpallur sot Prokurimin publik për projektet e radhës:
↗️Renovimi dhe asfaltimi i rrugës Vuksanlekaj – Sukruq, me vlerë: 200.864,00 €;
↗️Renovimi dhe asfaltimi i rrugës në Dinoshë, me vlerë:180.000,00 €;
↗️Renovimi dhe asfaltimi i rrugës Vuksanlekaj – Narhelm, me vlerë:135.000,00 €
↗️Renovimi dhe asfaltimi i rrugës së Kojës, me vlerë:132.000,00 €;
👉Komplet vlera e projekteve të lartëpërmendura është 647.864,00 €
Malësia po Ndryshon!
Nik Gjeloshaj,
Kryetar i komunës së Tuzit