Sërish incident i rënd në Kuvendin e Malit të Zi

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi është nderprerë sot pas incidentit që shpërtheu midis deputetëve.

Konflikti verbal mes deputetëve të Frontit Demokratik (DF) dhe Partis Demokratike të Socialistëve (DPS), gati sa nuk përfundoi në konfrontim fizik, lajmëron RTCG.

Deputetët në mënyrë primitive kanë fyer, sharë dhe kërcënuar njëri tjetrin ndërsa një incident më të rëndë e ka parandaluar sigurimi i parlamentit.

Sipas informatave jozyrtare, gjatë pauzës, kur kamerat në sallë ishin të fikura, ka ardhur deri te nj konflikt verbal mes deputetit të DPS-së, Obrad Stanishiq dhe nënkryetarit të Kuvendit, Branko Raduloviq, pastaj është kyçur edhe deputeti i DF, Velko Vasileviq,në një moment Janko Vuciniq nga Frontit Demokratik (DF) u përpoq që fizikishtë të konfontohet me Stanishiq…

Nga DPS pohojnë se nga i gjithë incidenti që ndodhi sot në Kuvend më së paku fajtorë është deputeti Obrad Stanishiq.Ai sot mori kualifikime të cilat nuk i mbaj mend që kan ndodhur ndonjëherë në parlament tha deputetja e DPS, Branka Tanasijeviq.

/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!