Xhaferi vizit në Ulqin pritet nga kryetari Cungu (Foto)

Në vazhdimësi të vizitës së parë zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi në Mal të Zi, u takuan në Ulqin me Kryetarin e komunës, Nazif Cungu dhe me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu me deputetin Luigj Shkrela si dhe me përfaqësuesit e komunës.

Gjatë takimit është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve dhe se i njëjti vetëm duhet edhe më tutje të thellohet dhe të mbindërtohet në fushën e bashkëpunimit ekonomik, duke e marrë parasysh faktin se nuk ka çështje të hapura.

Në konferencën për media kryetari Cungu shprehu kënaqësinë që ka rastin për herë të parë të presë në vizitë një kryetar Kuvendi nga Maqedonia, dhe shprehu besimin se ura e vendosur e bashkëpunimit do të thellohet edhe më tepër në të ardhmen. Cungu tha se numri i turistëve nga Maqedonia që kalojnë pushimet në Ulqin është gjithnjë e në rritje dhe se do të punohet që kjo të përmirsohet edhe më tej.

Kryetari Xhaferi nga ana e tij tha se në mes dy vendeve ekzistojnë ngjajshmëri të shumta sa i përket veprimtarisë politike dhe Maqedonia synon arritjet e Malit të Zi drejt integrimeve euroatlantike.  Pas konferencës për media delegacioni nga Maqedonia dhe zyrtarët vendas vizituan shetitoren në Plazh të vogël dhe Adën e Bunës, para se të largoheshin në drejtim të pikës kufitare në Sukubinë. Fotografia e Luigj Lui Shkrela

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!