Dasharami: Qeveria miratoi Strategjinë e Politikave të Pakicave 2019-2023 – Përcaktohen masat për integrimin e mëtejshëm

Në seancën e sotme, qeveria miratoi Strategjinë e Politikave të Pakicave 2019-2023, me Planin e Veprimit për 2019-2020, zbatimi i të cilit do të vazhdojë të ruajë pasurinë multikulturore të Malit të Zi dhe të përmirësojë më tej kushtet e jetesës së pakicave në Malin e Zi.

Sekretari i Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Valon Dasharami, theksoi se Strategjia e Politikave të Pakicave 2019-2023 është një dokument planifikimi me të cilin Qeveria e Malit të Zi përcaktoi masat për zbatimin e Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, si dhe rregullore të tjera të ngjajshme për periudhën e ardhshme pesëvjeçare.
Dasharami: Mali i Zi ka bërë hapa të rëndësishëm në vendosjen e kornizës normative në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të pakicave, por edhe në zbatimin e saj.

Shërbimi informtiv i UDHS-së

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!