Pas themelimit të degës së Alternative shqiptare në Plavë, në kuadër të aktiviteteve të rregullta sot u bë hapja e zyras në këtë qytet, ku qytetarët do të kenë mundësinë çdo ditë të vijnë dhe të diskutojnë për nevojat dhe problemet me të cilat ballafaqohen.
Nga kjo pari u shprehën që me kënaqësi të madhe kanë hapur zyrën në Plavë, kryetari i degës z.Iber Hoti këshilltari i vetëm shqiptar në Kuvendin e Komunës së Plavës, para disa muaj në mënyrë kolektive me grupin e tij qytetarë kaloi në Alternativën Shqiptare, si subjekti më i fortë shqiptarë në Plavë.
Siç është thënë dhe transmeton Portal Analitika, zyra do jetë e hapur çdo ditë për të gjithë qytetarët e Plavës në mënyrë që të diskutohet për të gjitha problemet dhe nevojat e tyre me të cilat përballen.
“Do të mundohemi që një herë në javë në zyrën tonë në Plavë deputeti i Alternativës Shqiptare z. Nik Gjeloshaj të bisedoi me qytetarët.Faleminderit për besimin tuaj, dhe jemi të bindur në bashkpunim të suksesshëm tani me kryetarin e degës dhe këshilltarin në Plavë z.Iber Hoti”.
Nga Alternativa Shqiptare bëjnë me dije se në ditët e ardhshme do të vazhdojnë hapjen e zyrave dhe të formalizojnë bashkpunimin me intelektualet dhe subjektet nacionale shqiptare edhe në komunat tjera ku jetojnë shqiptarët./Malësia.ME/