URA, ka vendosur të dal nga qeveria e besimit zgjedhor

Lëvizja qytetare URA, ka vendosur sot që të dal nga qeveria e besimit zgjedhor për shkak, siç theksojnë ata, shkeljes drastike të marrëveshjes për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vendimi u i kësaj partie  u kumtua në konferencën për gazetarët pas mbledhjes së këshillit qendror të  sajë. Për këtë vendim kanë votuar 32 anëtarë të këshillit qendror, dy ishin kundër kurse një i përmbajtur.  Siç është theksuar, URA nuk dëshiron që të zbatoj programin partiak të PDS.

Nga Ura më parë, është paralajmëruar se do të dal nga qeveria  e besimit zgjedhor, nëse PDS, me miratimin e kontratës me kompaninë A2A, dhe refuzimin e ndryshimeve të ligjit për media , e shkel marrëveshjen për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!