Vuçeliq: Gjeloshaj nga bredhja politike harron faktet

Nik Gjeloshaj në reagimin e tij konfirmoi çdo gjë që kam thënë në deklaratën time.Me sa duket për të mendoj të gjithë më mirë se shqiptarët edhe DF,URA dhe SDP. Këtu ka vetëm një problem “të vogël” për Gjeloshaj – shqiptarët nuk duan që ai të jetë interpretuesi e interesave të tyre në Mal të Zi.Këtë fakt duket e ka humbur gjatë bredhes së tij politike, thuhet në reagimin e Vlladan Vuçeliq drejtuar Nik Gjeloshaj i cili kishte deklaruar se deputetët shqiptarë të DPS nuk janë të rrezikuar, per e rrezikuar është mbështetja e DPS dhe e gjithë kjo është  përformansën politike e kësaj parti.

Vuçeliq thotë se të gjitha pohimet e Gjeloshaj  në deklaratë, janë të sakta sa ajo që Qeveria e Malit të Zi ka financuar Fjalorin, për çka të paktën ka mundur të informohet te autorët e Fjalorit nga URA.Nuk është e habitshme që Gjeloshaj, ende është duke u përpjekur për të relativizuar kërcënimet drejtuar deputetëve të DPS, kjo është mënyra e tij politike, në çdo temë.Siç është duke u përpjekur të relativizojë faktin se postin e deputetit e ka uzurpuar në dëm të kolegut Mehmet Bardhi, duke u përpjekur për ta paraqitur si të ”preferuarin” e DPS.Në të vërtetë, më të dashur i kemi kundërshtarët politikë të qëndrueshëm të mprehtë dhe parimor si Bardhit, se sa Gjeloshaj, thotë Vuçeliq.

Nuk ka rëndësi se sa e shkurtër është karriera e tij politike, Gjeloshaj deri tani ishte dashur të mësoi se çka është personale, dhe çka është politike në jetën e tij.Nuk është mënyrë e DPS që të merret me gjëra personale në politik, ajo i takon Gjeloshaj dhe shokëve të tij të ri politik, përfundon Vuçeliq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!