Mos i kontrolloni pulsin Dinoshës

Komisioni qeveritar përsëri ka shtyrë afatin për dorëzimin e ofertave për tokën në Dinoshë. Siç njoftuan nga ky komision afati është shtyre deri me 15 shtator.

fadil-kajoshajKryetari i Kuvendit të KU Tuz, Fadil Kajoshaj theksoi se mbesin me qëndrimin që nuk do të lejojnë askënd të marrë tokën që i përket banorëve të Dinoshës.

Të drejtën për tokën kontestuese kanë shtatë vëllezërit Gjokaj, Kajoshaj, Beqaj, Lulanaj, Micaj, Tojeq dhe Dukaj.

Fakti që ata kanë zgjatur afatin për dorëzimin e ofertave unë mendoj se është një formalitet i pastër për të justifikuar vetveten. Mendoj se në fund do të jetë ashtu siç kanë kërkuar banorët e Dinoshës, dhe ajo është që trolli mos të jepet me qira derisa Tuzi të jetë Komunë e plotë.

Ne nuk do të lejojmë askënd të përdori tokën pos qytetarëve të Dinoshës, të cilëve ai trollë u përket faktikisht tash 100 vjet. Nuk është hera e parë që neve në Dinoshë në një farë mënyrët vetë Qeveria na e kontrollon pulsin dhe kjo sigurisht nuk çonë në të mirë. Tani është shekulli i 21-të dhe mendoj se nuk ka kuptim të kontrollohet pulsi as individve, e jo më një grupi qytetarësh, dhe veçanarisht jo pakicave nacionale.

reklamo

Kjo nuk vjen në konsiderim, kjo nuk është demokracia dhe të gjithë e kanë të mbushur gojën me të. Vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet të drejtave të qytetarëve, veçanërisht të drejtave të pakicave. Kur është fjala për pakicat, nuk është e drejtë të preken të drejtat e tyre dhe ato të drejtat elementare – tha Kajoshaj.

Ai tha se , nëse do jetë e nevojshme, Kuvendi i KU të Tuzit përsëri do të deklarohet për këtë çështje.

Nëse do ketë nevojë, ky problem përsëri do gjindet para këshilltarëve dhe nëse do jemi të detyruar, do të marrim qëndrim më të ashpër – tha Kajoshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!