Shkëndija e Skënderbeu do të kenë kundërshtarë shumë të fortë në ndeshjet e play-offit në Ligën e Evropës.
Skuadra tetovare do të përballet me 7 herë kampionët e Europës, Milanin. dhe ndeshjen e parë luhet në Shkup.
Kurse Skënderbeu do të përballet me gjigantin kroat, Dinamo Zagreb, dhe ndeshjen e parë e luan si mysafir. Skënderbeu ka mundësin të hakmerret ndaj Dinamos, përballë së cilës u eliminua para dy sezonesh në fazën “play-off” të Ligës së Kampioneve.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 17 gusht, kurse ato kthyese zhvillohen më 24 gusht.