Afati i fundit për dorëzimin e listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi është deri sonte në mesnatë.
Sot listat zgjedhore pritet ti dorëzojnë edhe dy koalicionet shqiptare.
Bartësi i listës shqiptare të përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva është Nik Gjeloshaj i pasur nga Genci Nimanbegu. Koalicionit Partia Demokratike – Unioni Demokratik i Shqiptarëve – Lidhja Demokratike në Mal të Zi – PQSHI do ti prijë Fatmir Gjeka i pasuar nga Mehmet Zenka.