Koalicioni – SHQIPTARËT BASHKË PËR GUCI (LDSH, UDSH, ASH), dorëzuan listën

0

Koalicioni “ Shqiptarët e bashkuar për Guci “ (LDSH, UDSH, ASH ), dorëzuan sot listën zgjedhore për zgjedhjet lokale në komunën e Gucisë që do të mbahën me 30 gusht.

Bartësi i listë së koalicionit në fjalë Bujar Hasangjekaj, theksoi se dorëzuan Listën e unitetit e shpresës për shqiptaret në Guci.“Bashkimi i faktorit politik shqiptar ishte më se i domosdoshëm, sinergjia pa dyshim se do refletohet pozitivisht.

Kjo ishte edhe kerkese e kahmotshme  dhe e drejtë e votuesit shqiptar, dhe ne reflektuam ne raport me këtë kërkesë.Përfaqësimi i denjët dhe meritor i shqiptareve bëhet vetëm permes partive nacionele shqiptare dhe në asnjë menyr tjetër.Suksese dhe na priftë e mbara”, deklaroi Hasangjekaj.

Të nderuar qytetarë të Gucisë dhe më gjërë,Ju njoftojmë se sot u nënshkrua marrëveshja e dakorduar dy ditë më parë. Marrëveshja mes tri (3) subjekteve politike shqiptare në Guci u arrit, për të mirën e përgjithshme të shqiptarëve të cilët e pritët këtë çast për shumë kohë. Kjo ëdhtë e zakonshme të ndodhë vetëm dukë lënë anash gjitha kalkulimet politike për hirë të bashkimit. Detajet e marrëveshjes do të publikohen ditët në vijim. ALTERNATIVA SHQIPTARE – Dega GUCI- Koordinator: Myftar Balidemaj.

error: Të drejtat e rezervuara !!