Mali i Zi, hapje kufijsh për rusë e azerbajxhanas: fqinjët(shqiptarët) të presin!

0

Trupi Koordinues Nacional për Sëmundjet Infektive ka vendosur të hapë kufijtë për qytetarët e Rusisë dhe Azerbajxhanit.

Sipas një deklarate të qeverisë, shtabi operative për turizem i sugjeroi TKN që Rusia dhe Azerbajxhani të shtohen në “listën e gjelbër” të vendeve, qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në Mal të Zi pa kushte.

Vendim i zgjatur për shtetet fqinje

Qeveria deklaron se TKN, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vendet e rajonit dhe veçanërisht besueshmërinë dhe rëndësinë e të dhënave në dispozicion, si dhe nevojat e ekonomisë turistike malazeze dhe interesat kombëtare të Malit të Zi, vlerësoi se nuk ka pengesa për liberalizimin e hyrjes së qytetarëve rusë dhe azerbajxhanas.

Sidoqoftë, siç thonë ata, vendimi për qytetarët e vendeve përreth është zgjatur derisa Instituti Malazez i Shëndetit Publik të paraqiste një vlerësim të rrezikut epidemiologjik në Mal të Zi, “bazuar në liberalizimin e hyrjes së banorëve të vendeve fqinje për secilin vend individualisht.”

error: Të drejtat e rezervuara !!