Gjeloshaj: Ndërtimin e fabrikave në komunë e kemi shpallur interes publik lokal

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se ndërtimin e fabrikave në komunë e kanë shpallur interes publik lokal.

Në bazë të ligjit, ata nuk kishin asnjë detyrim për t’ë paguar taksat dhe shërbimet komunale komunës. Ne planifikojmë të rregullojmë infrastrukturën komunale deri te fabrikat, që shpresoj ti përfundojmë shpejt dhe me mbështetjen financiare që kemi marrë nga Qeveria.

Pas nesh është një punë e madhe dhe mundim që fabrikat në komunën tonë të fillojnë të punojnë. Para disa ditësh vizitova fabrikën e patatinave si dhe fabrikën e prodhimit të lëngjeve, të cilat tashmë janë drejt përfundimit dhe presim që së shpejti të hapen edhe zyrtarisht nga investitori – thotë Gjeloshaj.

Gjeloshaj thekson se pret që edhe fabrika për prodhimin e vajit të lulediellit të fillojë prodhimin deri në fund të shtatorit.

Ky është një tjetër konfirmim se komuna jonë është e përshtatshme për investime. Na gëzon veçanërisht që është kapital i huaj që jep vlerë të shtuar, por edhe njoftimi se produktet nga këto fabrika do të dalin në tregun e jashtëm, gjë që i jep një efekt edhe më të madh zhvillimit ekonomik – tha ai.

Gjeloshaj thotë se në ditët në vijim do të vizitojë fabrikën e përpunimit të djathit dhe qumështit.

Këtë e bëj që të informohem më afër se si po ecin punimet dhe t’i jap mbështetje direkte investitorit se investimi është në radhë të parë dhe se ka mbështetje të madhe nga komuna. Pra, derisa të tjerët shkruajnë rezoluta të ndryshme dhe bllokojnë rrugët, në Tuzi ne po punojmë në zhvillimin ekonomik në të mirë të komunës dhe Malit të Zi – tha Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje