Mediat malazeze: “Durrësi një parajsë për turistët dhe investitorët?

Destinacioni më interesant turistik është, besoni apo jo, Shqipëria, dhe nga viti në vit raportohet rritje e vizitave. Turistët, të cilët i kemi konsideruar “tanët” ndër vite, tani shkojnë në këtë vend. Edhe investitorët nuk mbeten pas, shkruajn mediat malazeze.

Përvoja e disave tregon kjo ndodh për shkak të një mjedisi të mirë biznesi dhe shkallës së ulët të taksave, dhe Durrësi pozicionohet këtu si një destinacion i vërtetë për turistët dhe investitorët.

Përveç “perëndisë së ditëve” të natyrës, Durrësi ka rreth 150 hotele, një shumicë me pesë yje, ndërsa të tjerë me tre ose katër. Ka gjithnjë e më shumë turistë nga pjesë të ndryshme të botës, si nga Polonia, Ukraina dhe Gjermania, por dhe shumë malazezë po vijnë në këtë qytet të vogël shqiptar me pushime apo udhëtuar.

Fotografia e Anton Gjokaj

Nuk ka ndryshuar vetëm mjedisi social dhe politik, por edhe mjedisi për biznes. Fillimisht ishte diaspora që edhe investonte, por tani ka edhe investitorë të tjerë. Edhe nga “top lista” jonë e biznesmenëve gjenden në Durrës, si p.sh. ulqinakasit, Astriti dhe Muhamedi, të cilët e filluan dhjetë vjet më parë duke hapur një agjenci turistike dhe sot ata kanë pesë hotele.

“Çdo vit kemi rritje. Ne jemi të lumtur. Ndërkohë që rritemi çdo vit, tregje të reja shfaqen. Mendoj se jemi në rrugën e duhur “, thotë Astrit Kurti, pronar i Grupit Harmonia.

Përveç plazheve të bukura, mysafirët e Durrësit nuk ankohen për çmimet. Kafja kushton nga një euro në një euro e gjysëm, dhe dy shezllonë me çadër deri në tre euro e gjysëm. Sigurisht, nëse jeni një mysafir i hotelit, atë do ta merrni falas.

Fotografia e Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!