Gjeloshaj,Rakçeviq dhe Krivokapiq takim me Hojt Ji

Ndihmës-sekretari i SHBA-së për çështje Evropiane dhe Euro-aziatike,Brajan Hojt Ji, dje ka pasur një takim të përbashkët me liderin e Partia Social Demokratike (SDP), me një nga liderët e koalicionit “çelësi” dhe me një lider nga partitë e pakicave, mëson “Vijesti”.

Zyrtari amerikan me liderët e partive opozitare ka diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend dhe për zgjedhjet parlamentare, tha bashkëbiseduesi i “Vijesti” i cili ishte i informuar në detaje të takimit.

Hojt Ji në qershor kishte vlerësuar bashkëpunimin e partive opozitare me përfaqësuesit e qeverisë përmes formimit të qeveris së besimit zgjedhor./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!