Analistët: Ovacionet për Gjukanoviq mbështetje e qartë për Malin e Zi

Pritja e ngrohtë e presidentit malazez në Parlamentin Evropian, duartrokitjet pas fjalimit të tij, mesazhet e dërguara nga përfaqësuesit e vendeve të BE-së Malit të Zi janë një sinjal i qartë se Mali i Zi është anëtari i ardhshëm i BE-së, konsiderojnë analistët politikë.

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq foli dy ditë më parë në Parlamentin Evropian dhe fjalimi i tij u përshëndet nga një duartrokitje e fortë dhe e gjatë nga parlamentarët evropianë në Strasburg.

Duke komentuar këtë ngjarje, por edhe shkrimet e fundit të mediave se Mali i Zi mund të bashkohet BE-së vetëm pas “daljes në pension” të Gjukanoviq, analisti politik Dushan Janjiq thotë se opozita është e fiksuar pas Gjukanoviqit.

Analisti politik Srgjan Vukadinoviq thotë se vizita e Presidentit Gjukanoviq në Strasburg është prova më e mirë se sa seriozisht po përjetohet Mali i Zi. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!