Në MZ: Mblidhen 30 mijë nënshkrime për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi, Momçilo Vuksanoviq ka thënë se deri më tani janë mbledhur rreth 30.000 nënshkrime për iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e shtetit të Kosovës.

Siç tha ai janë të nevojshme 60.000 nënshkrime që iniciativa të gjindet në parlamentin e Malit të Zi.

Deputeti i Frontit Demokratik (DF) Milutin Zogoviq, tha se presin që, përveç 18 deputetëve të DF, edhe disa parti tjera opozitare të mbështesin këtë nismë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!