Nimanbegu: Me PDS kishim komflikt mbi të drejtat e shqiptarëve – 26 vjet kemi pritur për fitimin e komunës së plotë

Lista Shqiptare nëse merrë ftesë do të bisedoi me shumicën e re parlamentare mbi formimin e Qeverisë, deklaroi për Radion e Malit të Zi Genci Nimanbegu.

Përveç ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, që do t’u mundësonte pakicave formimin e klubit të veçantë, përparësitë e tyre, thotë Nimanbegu, janë gjithashtu të natyrës politike në interes të popullit shqiptarë.

“Disa nga kushtet që kemi do të njoftohen në qoftë se marrim ftesën. Sa i përket formimit të klubit të deputetëve, është e qartë se popujt pakicë duhet të kenë një trajtim tjetër, jo vetëm në legjislacionin zgjedhor, por edhe në Parlamentin e Malit të Zi.”

Ne duam që komunitetet pakicë të kenë sa më shumë të drejta të jetë e mundur, “tha Nimanbegu.

Me përfaqësuesit e shumicës së re parlamentare, dëshirojnë të bisedojnë për zhvillimin ekonomik, por edhe përmirësimin e të drejtave të komunitetit shqiptar.

Sipas tij, ajo që do të ndodhë në Mal të Zi në periudhën e ardhshme në Listën Shqiptare shihet si një sfidë e madhe politike.

“Kjo do të përcaktojë për një kohë të gjatë skenën politike dhe ne jemi të aftë dhe përgjegjës për të përmirësuar situatën e popullit tonë, por sigurisht edhe të gjithë qytetarëve të Malit të Zi,” vuri në dukje Nimanbegu.

Ai deklaroi se me PDS kishin pajtim në lidhje me politikën e jashtme, por që kishin konflikt kur bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik dhe të drejtat e komunitetit shqiptar.

“Ne kemi pritur 26 vjet për fitimin e komunës së plotë, e mos të përmendim centralizimin e shëndetësisë ose planifikimin hapësinor. Me shpalljen e zgjedhjeve, ne nuk kemi më detyrime të koalicionit ndaj PDS-së. Ne kemi një detyrim vetëm ndaj votuesve tanë dhe qytetarëve që respektojnë programin dhe parimet tona politike.” tha Nimanbegu./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!