Rrjeti social Fcebook, Instagram dhe WhatsApp është rikthyer në funksion për përdoruesit në mbarë botën.
Pas më shumë se 5 orësh, rrjetet sociale të kompanisë ‘Facebook’ është rikthyer në funksion.
Problemi u shfaq që në mëngjes kur punonjësit e kompanisë Facebook nuk futeshin dot në ndërtesë.
Arsyeja ishte se ishin bllokuar kartat e tyre të identitetit, shkruan gazetarja e “New York Times” në Twitter.
“Sapo bisedova me dikë që punon në ‘Facebook’, i cili më shpjegoi se punonjësit nuk mund të futeshin në ndërtesë mëngjesin e sotëm për të vlerësuar shkallën e ndërprerjes, pasi kartat e identifikimit në hyrje gjithashtu nuk u kanë punuar”, ka shkruar gazetarja e NYT, Sheera Frenkel.
Pas ndalimit së funksionimit të Facebook, Instagram dhe Whatsapp i githë komunikimi është zhvendosur në Twitter.
Ndërsa Twitter ka përshëndetur të gjithë përdoruesit me një cicërimë të lezetshme.
Bllokimi i rrjeteve sociale, bie me 7 miliardë dollarë pasuria e Mark Zuckerberg

Pasuria e Mark Zuckerberg ka rënë me afro 7 miliardë dollarë brenda pak orësh pasi kanë dalë jashtë funksionit tre aplikacionet më të mëdha të rrjeteve sociale.
Zuckerberg është rrëzuar nga lista e njerëzve më të pasur në botë, shkruan Bloomberg. Një shitje bëri që aksionet e gjigantit të mediave sociale të binin rreth 5% të hënën, duke shtuar një rënie prej rreth 15% që nga mesi i shtatorit.
Rënia e aksioneve të hënën uli vlerën e Zuckerberg në 120.9 miliardë dollarë, duke e renditur poshtë Bill Gates në numrin 5 në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg. Ai ka humbur rreth 19 miliardë dollarë pasuri që nga 13 shtatori, kur vlente afro 140 miliardë dollarë, sipas indeksit.