ASH DPS-it: Siç ju kemi fshirë në Ulqin, ashtu do t’ju fshijmë edhe në Tivar por edhe në komunat tjera ku garojmë

Pas turpërimit zgjedhor që ua kanë bërë qytetaret dhe qytetarët e Ulqinit, nga vrima e minit ka lëshua zërin Këshilli komunal i PDS Ulqin, gjegjësisht eprorët e PDS, por me një nënshkrim lokal.

Dhe ata me një mashtrim të ndenjur: që këshilli lokal i PDS-s guxon të bëjë diçka pa sinjal përkatës nga centrali i Podgoricës.

Po në këtë mënyrë, para pak kohe, gjoja pa dijeni të eprorëve nga Podgorica, kanë paraqitur kallëzimin penal kundër deputetit Nimanbegut, për arsye se – i kanë humbur zgjedhjet!

Kësaj radhe kanë shkuar edhe një hap më tej, në përpjekje të manipulimit dhe spinit, gjë për të cilat janë të njohur nga opinioni.
Me fjalë të tjera, pas të gjitha gjërave që me arrogancë të vetë ua kanë shkaktuar komunave ku jetojnë Shqiptarët (dhe të gjithë Malit të Zi, absolutisht), do të duhej të kishin së paku një pikë êrz dhe të heshtën për disa dekada të ardhshme!
Prandaj, në vend të çfarëdo shpjegimit të panevojshëm, u themi qartazi: siç ju kemi fshirë në Ulqin, ashtu do t’ju fshijmë edhe në Tivar (por edhe në komuna të tjera ku garojmë në procesin zgjedhor).

Jemi plotësisht të vetëdijshëm që Alternativa Shqiptare ua vretë syrin, jemi të vetëdijshëm edhe për arsyet e panumërta për se, edhe nëse ju vetë nuk guxoni t’i shqiptoni!

Duke menduar a të merremi fare me ju, analfabetët politikë dhe degën servile të centralit të Podgoricës, për shkak të opinionit të nderuar, japim vetëm disa nga faktet e shumta:

Artan Çobi është zëvendës i kryetarit të Alternativës Shqiptare, partisë me të fuqishme, më të madhe dhe më të organizuar të Shqiptarëve në Mal të Zi;
Artan Çobi rrjedh nga një familje më me zë dhe më të spikatur në Krajë, ku ka shtëpinë dhe votrën e vetë;
Artan Çobi, dhe jo vetëm ai, por me mijëra Krajane dhe Krajanë, pikërisht për shkak dhe vetëm për shkak të politikës suaj, është dashtë të kërkojë pune jashtë Krajës, të cilën ju me neglizhencë dhe arrogancë të vetë e keni shkatërruar në çdo mënyrë të mundshme, por nuk keni arritur ta fikni shkëndinë, ta shtypni shpirtin dhe dashurinë ndaj Krajës, gjë që do tu godasin në kokë më datë 23 tetor;

Artan Çobi nuk është në listën e Dritan Abazoviqit, por në listën e koalicionit, dhe në mënyrë dinjitoze përfaqëson partinë kombëtare më të fuqishme të Shqiptarëve në Mal të Zi, Alternativën Shqiptare;
Më në fund: nëse mendoni se me faktin se keni dhënë urdhër disa politikanëve shqiptarë që mos të lejojnë që partitë shqiptare të marrin pjesë në zgjedhje lokale në Tivar, se nuk do të jetë askush për të mbrojtur êrzin e nderin e Shqiptarëve në Tivar, keni gabuar rëndë: Alternativa Shqiptare dhe Artan Çobi do të jenë zëri krenar shqiptar në kuvendin komunal të Tivarit!
Kemi vërejt se PDS lokal i Ulqinit, në mënyrë të pamatur, edhe deri tani ka dalë me deklarata të paartikuluara, por ne nga Alternativa Shqiptare vërtetë ju konsiderojmë si një faktor të parendësishëm, ashtu që nuk kemi reaguar deri tani.

Kësaj radhe, vetëm për shkak të opinionit, jemi detyruar që të japim disa shpjegime, por me katranosurit në referim të kësaj çështjeje më nuk do të bëjmë polemikë.

Rrini qetë në strofujtë e veta, pasi ne na presin detyrat shumë më të rendësishme: përfaqësimi i denjtë i popullit tonë dhe mirëqenia e tij, si dhe mirëqenia e shtetit dhe të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Malit të Zi!
Alternativa Shqiptare

Shperndaje