Gjeloshaj: Nënshruhet kontrata për përfundimin e ujësjellësit të Hotit (Foto)

Nik Gjeloshaj ka njoftoj përmes facebook që është nënshkrua Kontrata për përfundimin e ujësjellësit për fshatrat e Hotit, përkatësisht për tre fshatrat: Spi, Skorraq dhe Drume të Epërme të cilat janë në administrimin e KU të Tuzit.

Edhe pse kemi pasur shumë skeptik, biles edhe opstrukcione nga vet ata, më në fund ia arritëm qëllimit!

Kjoft punë e mbarë dhe e vyeshme për të gjithë ata që do ta shfrytëzojnë, shkruan Gjeloshaj.

Gjeloshaj ka publikuar edhe kontratën e ndërtimit që është lidhur ndërmjet Ministris së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit – Drejtoria e Punëve Publike dhe firmës ”Erlang” nga Podorica. Afati për përfundimin e punëve është 75 ditë dhe ku investim kap koston e 296.626,22 euro.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!